Angellovska-Besimi: “Denari dhe sistemi financiar do të mbeten stabil”

Niveli adekuat i rezervave devizore mundëson hapësirë të mjaftueshme për sigurimin e likuiditetit të mjaftueshëm devizor në ekonominë vendore, ndërsa denari dhe sistemi financiar do të mbeten stabil. Ministria e Financave dhe Banka Popullore (BP) syhapur i ndjekin situatat, me çka me kohë shkëmbehen informacionet dhe do të reagohet në mënyrë adekuate për ngjarjet, secila në kuadër të kompetencave të mandatit të saj.

Kjo ishte theksuar në takimin e sotëm ndërmjet guvernatores Anita Angellovska – Bezhoska dhe ministrit të Financave, Fatmir Besimi, në të cilin u bisedua për ngjarjet aktuale ndërkombëtare, efektet ndaj ekonomisë globale, si dhe pritjet për ekonominë vendore nga konflikti ruso-ukrainas.

Autoritetet monetare dhe fiskale, siç sqarojnë nga BP, koordinohen dhe me kujdes i ndjekin ngjarjet ndërkombëtare dhe efektet e tyre potenciale ndaj ekonomisë vendore dhe janë të gatshme që t’i adaptojnë politikat.