Angellov: Prishjes së kryqit në Kodër të Diellit kurrë nuk do t’i vije radha

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov ka reaguar ndaj deklaratës së shefit të Inspektoratit komunal në Tetovë, Sedat Sulejmani, i cili tha se ka vendim për prishjen e kryqit në Kodër të Diellit, por se i njëjti do të prishet kur t’i vie radha pasi ka 5.000 objekte me vendim për prishje, shkruan TV21. Angellov thotë se prishjes së kryqit kurrë nuk do t’i vie radha.

“Duke marrë parasysh dinamikën aktuale të rrënimit të objekteve të ndërtuara pa leje në Tetovë dhe rajonin e Tetovës, kryqi në Kodër të Diellit nuk do të vijë kurrë në radhë. Në ndërkohë, për qytetarët e Tetovës do të ishte shumë më e dobishme që kryetari Kasami në vend të kryqit në Kodër të Diellit, të pastronte mbeturinat e grumbulluara nëpër qytet”, ka shkruar mes tjerash Angellov./tv21.tv