Angellov: Kemi kapacitete modeste, por me zj*arret menaxhuam pa vi*ktima

Duke folur për zj*arret në pyje që ishin aktive gjatë verës, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov tha se ka pasur gjithsej 116 zj*arre, prej të cilave një e treta kanë qenë aktive në të njëjtën kohë.
Sipas Agnellov, autoritetet kanë menaxhuar mirë situatën me zj*arret në Maqedoninë e Veriut.

“Varësisht nga katastrofa natyrore, unë do të thoja se asnjë shtet nuk mund të menaxhojë vet. Shumë shtete më të fuqishme kërkuan ndihmë ndërkombëtare. Ne kemi kapacitete modeste, por të mjaftueshme për të menaxhuar me disa gjendje të krizës”,. tha Angellov.
Edhe pse mund të menaxhohet me disa gjendje krize, kreu i QMK-së, Angellov thotë se ndonjëherë nevojitet edhe ndihmë nga vendet tjera.