Angellov: Flamuri shqiptar nuk është më në oborrin e kishës në Kodër të Diellit

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov mëngjesin e sotëm ka shpërndarë një fotografi të tij nga Manastiri në Kodrën e Diellit, ndërsa ka shkruar se flamuri shqiptar është larguar nga oborri, transmeton TV21. Angellov vendosjen e flamurit shqiptar e quan provokim.

“Flamuri shqiptar nuk është më në direkun në oborrin e kishës “Shën Naumi i Ohrit” në “Kodër të Diellit”. Flamuri i kishës do të kthehet në çdo moment. Është arrestuar personi që hoqi flamurin e KOM-it. Reagimi i shpejtë i institucioneve si dhe presioni publik mund të zvogëlojë provokimet që ndezin intolerancën ndëretnike”, ka shkruar mes tjerash Angellov.