Angellov: “Avionët po servisohen! Besoj se këtë verë do i presim zjarret më të përgatitur”


Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov në konferencën e stome për shtyp tha se ka kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes që të zmadhohet kapaciteti i helikopterëve pranë Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Angellov siguroi se po bëhen të gjitha përgatitjet për menaxhim sa më të mirë të situatave me zjarret.

“Para dy dite kam pasur takim me ministren e Mbrojtjes me të cilën kemi biseduar që të zmadhohet kapaciteti i helikopterëve në DMSh, vijon servisimi i avionëve, kështu që besoj se këtë verë do i presim zjarret më të përgatitur…nëse ndodhin”, tha mes tjerash Angellov.