Angelina Jolie në Ukrainë, takon nga afër të prekurit nga lufta në Lviv

Aktorja me famë botërore, Angelina Jolie, ka befasuar ukrainasit pasi shkoi në një kafene në Lviv të shtunën.
Jolie, 46 vjeçe, tërhoqi vëmendjen teksa u shfaq e veshur me tuta sportive në kafene, me Maya Pidhorodetskan që publikoi një video të aktores dhe regjisores së famshme në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.

“Asgjë speciale. Vetëm Lviv. Unë shkova vetëm për të pirë kafe. Thjesht Angelina Jolie”, ka shkruar ajo në gjuhën ukrainase pasi filmoi aktoren. Në video, Adelina mund të shihet duke përshëndetur me dorë gjithë të pranishmit. “Ukraina është thjesht e mbështetur nga e gjithë bota”, shkroi tutja Maya në mbishkrimin e videos.

Fansat e panë atë në qytetin ukrainas, me shumë prej tyre që u afruan nga afër për ta përshëndetur aktoren e famshme, ndërsa forcat ruse u mblodhën në lindje të vendit për një sulm të ri. Pamjet tregojnë Jolien duke u dhënë autografe shumë prej ukrainasve të prekur nga lufta.