Angelina dhe Brad shpenzojnë miliona për avokatë, ende s’kanë rënë dakord për asgjë

Angelina Jolie bëri kërkesë për divorc nga Brad Pitt në shtator 2016, duke përmendur dallime të papajtueshme dhe ish-çifti nuk ka treguar ende ndonjë indikacion se së shpejti do të përfundojë përballja e tyre në gjykatë.
Sipas ekspertëve ligjorë, secili prej tyre ka shpenzuar tashmë mbi një milion dollarë në shpenzime ligjore, dhe beteja për kujdestarinë mund të luftohet për të paktën gjashtë vjet të tjera.

Prindërit e gjashtë fëmijëve nuk kanë arritur ende një marrëveshje për ndarjen e pasurisë me vlerë disa milion dollarë, si dhe për kujdestarinë e pesë fëmijëve të tyre të mitur.
Angelina kohët e fundit shiti një pikturë të Winston Churchill, e cila besohet se ishte një dhuratë nga Brad, pas së cilës u përhapën shpejt thashethemet se ajo shiti veprën e artit në mënyrë që të kishte një mosmarrëveshje me aktorin hollivudian. Piktura u shit në një ankand në Londër për një rekord prej 11.5 milionë dollarësh, raportojnë mediat botërore.