Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kohë që flirton me myslimanët, ai së fundi ka marrë në parti teologun, Mustafë Bajramin, e për këtë kanë reaguar militantë të VV’së, duke u shprehur të dëshpëruar më prurjen e fundit. Prurja e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje ka ngjallur shumë pakënaqësi tek simpatizues por edhe anëtarët e VV’së. Teologu Mustafa Bajrami, nuk ka qenë edhe aq i pëlqyer, ku ka ngjallur polemika të ndryshme.
Kryetarja e njërës nga degët e Lëvizjen Vetëvendosje në Prishtinë, Gresa Ramadani, i ka shkruar Kurtit se VV’së po i mungo vetëm Gëzim Kelmendi dhe Shefqet Krasniqi për ta kompletuar mozaikun. Ajo tutje ka thënë se as Labinote Demi, deputetja e VV’së, dhe as Xhevdet Malokun, prurja e disa ditëve më parë nga partia ‘Fjala’, nuk përfaqësojnë programin kombëtar të VV’së.
Ramadani i ka shkruar tutje Kurtit se me prurjen e këtyre personave në VV, po lëndon shumë zemra.
“Labinoten e kena, Xhevdetin po tash ky, po i presim Gëzim Kelmendin edhe Shefqet Krasniqin edhe mozaikun po e kompletojmë!!!!
Asnjoni prej emrave që ceka më lart nuk mund të na përfaqësojnë në programin tonë kombëtarë .
Me këta persona po lëndon shumë zemra, dhe ta dish që asnjëri nuk do të jetë për ty aty kur ti ke nevojë, ndërsa NE PO!”, ka shkruar Ramadani.