Anëtari i PDK-së, Lirak Çelaj e pranon: Vota e brendshme blihet në PDK

Anëtari i PDK’së, Lirak Çelaj, ka folur për manipulimin me votat e kandidatëve për deputetë në zgjedhje.
I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka thënë se manipulime me vota bëhen në gjithë vendin.
Përndryshe, Çelaj ka thënë se në garë të brendshme të PDK’së, ka pasur vje*dhje të votave. Ndërsa, manipulime të tilla bëjnë edhe subjektet tjera politike.

Ai është shprehur se derisa kjo është bërë në garë të brendshme, mund të bëhet edhe në garë të jashtme.
“Vota e brendshme blihet në PDK. Në një garë të brendshme ka pasur blerje të votave. Një person që e ka bërë këtë në garën e brendshme, pse nuk do ta bëjë edhe në garën e jashtme. Unë mendoj që në të gjitha subjektet ndodh manipulimi i votës së brendshme”, ka thënë ai.

Ai është shprehur se manipulimi me vota mund të fillojë qysh në klasa, ku fillon numërimi i votave të kandidatëve.
“Raste të tilla kemi në gjithë Kosovën. Hera e parë ndodh në klasë. Aty ndodh vje*dhja e parë, pra në momentin që numërohen votat e partisë, pastaj kur plotësohen numrat e kandidatëve secili ja lë lirinë kandidatit tjetër që të plotësojë si të ja dojë qejfin. Faza e dytë është në Fushë Kosovë, aty ku bëhet rinumërimi. Aty mund të ja ngatërrojnë numrat kandidatëve. Ndërsa kur shohim edhe njerëz anonim që nuk njihen e marrin shumë vota, kjo na fut në dyshime”, ka shtuar ai.