Anëtari i LDK’së i thotë Vjosa Osmanit “palaço”

Shefi i Stafit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj, ka komentuar drejtimin e seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës në të cilën ka raportuar kryeministri, Avdullah Hoti, për 100 ditshin e qeverisjes së tij.
Gecaj i ka quajtur si palaço kryekuvendaren, Vjosa Osmani, dhe nënkryetaren, Arbërie Nagavci.

Anëtari i LDK”së madje i ka quajtur Osmanin dhe Nagavcin si “motra binjake”
“Udhëheqja e seancave në sistemin CLOWN (palaqo) nga “motrat” binjake!”, ka shkruar Gecaj në profilin e tij në facebook.