Anëtarësimi në NATO – kufij të garantuar, siguri, por edhe përballje efikase me krizën e koronavirusit


Anëtarësimi ynë në NATO është një nga tre momentet më të rëndësishme në historinë më të re, nga pavarësia jonë deri më sot. NATO është parakusht për zhvillim. Nëse keni kufij të garantuar, siguri dhe integritet territorial, mund të përparoni në çdo fushë tjetër sepse i keni të gjitha parakushtet tjera. Në kushte të pandemisë, NATO po bën çmos për të parandaluar që kjo krizë shëndetësore të përshkallëzohet në krizë sigurie, duke ndjekur të gjitha rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Këtë e deklaroi presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në një video-fjalim të regjistruar më parë të transmetuar sot në onlajn-debatin me temë “Kërcënimet globale, rreziqet, sfidat, mundësitë dhe anëtarësimi në NATO”, të organizuar nga Fakulteti për Siguri në Shkup dhe Qendra amerikane për arsim me rastin e 4 Prillit – Ditës së NATO-s dhe anëtarësimin e plotfuqishëm të Maqedonisë së Veriut në Aleancë

Duke folur për atë se si NATO i përgjigjet pandemisë me Kovid-19, kreu i shtetit përkujtoi se disa ditë më parë për herë të parë në historinë e Aleancës u mbajt një video konferencë për sigurinë dhe se për këtë muaj është caktuar një takim i jashtëzakonshëm i ministrave të mbrojtjes të vendeve-anëtare, ndërsa fokusi kryesor do të jetë përballja me koronavirusin dhe përshtatjen në përpjekjet e përbashkëta të vendeve të caktuara.

“Sipas konkluzioneve të fundit të Këshillit të ministrave, NATO siguron mbështetje në tre drejtime për shtetet anëtare të saj, edhe atë mbështetje të plotë logjistike dhe transportuese për transportin e pajisjeve mjekësore, e cila përfshin aeroplanët më të mëdhenj kargo C-17. Në pjesën e logjistikës, siguron personel mjekësor nga një shtet anëtar në një tjetër. NATO merr pjesë me teknologjitë e saj inovative në shtypjen 3D. Prej disa ditësh më parë, përmes printerëve 3D, filloi prodhimi i maskave mbrojtëse mjekësore që kanë një sistem të posaçëm të ventilimit për Italinë”, tha Pendarovski.

Ai përkujtoi se NATO në vitet e kaluara dhe para pandemisë, ka trajnuar mbi 500 të punësuar tanë në institucionet që tani janë në dispozicion dhe që punojnë, duke theksuar se QMK është një nga institucionet që ka një përfitim të drejtpërdrejtë. Pendarovski konsideron se Maqedonia e Veriut merr mbështetje të jashtëzakonshme informative nga NATO në pjesën e, siç tha ai, depërtimin e të vërtetës deri te përdoruesit e fundit dhe me këtë i hedh poshtë lajmet e rreme që kanë për qëllim të minojë besimin e qytetarët tanë në institucionet dhe sistemin.

Sipas kryeministrit Oliver Spasovski përfitimet nga anëtarësimi në NATO u treguan si efikase në përballjen me koronavirusin. E aktivizojmë mekanizmin e NATO-s për mbrojtje civile dhe është aktivizuar sistemi për mbrojtje civile të BE-së. Ndihma e parë në shtet ka arritur nga BE-ja dhe NATO-ja dhe kjo tregon sa është e rëndësishme ai partneritet i yni strategjik.

Anëtarësimi në NATO dhe fillimi i negociatave me BE-në, sipas Spasovskit, është shumë i rëndësishëm për ne si shtet i vogël, sepse përfitojmë mundësi për ndikim dhe të drejtë të barabartë gjatë marrjes së vendimeve, ndërsa është i rëndësishëm edhe për rritjen tonë ekonomike sepse për shtetin mund të sigurojë paqe afatgjate dhe stabilitet.

Theksoi se i kushtohet vëmendje kësaj katastrofe humanitare që të kalohet në rrezik të sigurt, por edhe se sistemi tregoi se funksionon normalisht dhe në kushte të një krize të këtillë.

“Para nesh janë ditë të vështira, të cilat do të jenë edhe më të vështira. Bëjmë gjithçka që mundemi për ta shpëtuar shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Ndihmojmë edhe në pjesën e ekonomisë. Roli kyç në përballje me këtë krizë ka sistemi shëndetësor që meriton vëmendje të plotë dhe mbështetje, sepse gjendet në linjë të duhur dhe dua të jap mirënjohje për të gjithë ata”, deklaroi Spasovski.

Shefi i diplomacisë hungareze Peter Sijatro, i cili dje qëndroi për vizitë dje në vendin tonë i dërgoi urime Maqedonisë së Veriut që javën e kaluar e mori harmonizimin për fillimin e negociatave me BE-në dhe që u bë anëtarja e 30-të e NATO-s.

“Ne në Këshillin e Evropës do të tentojmë të veprojmë më së voni deri në maj për ta përmbyllur kornizën për negociatat dhe më së voni deri në qershor të fillojmë me vetë negociatat. Ne shumë mirë e dimë sa është e rëndësishme që në Ballkanin Perëndimor të mbizotërojë paqe dhe bashkëpunim reciprok dhe këto punë na përafrojnë ndaj kësaj, deklaroi sot shefi i diplomacisë hungareze Peter Sijatro, i cili solli edhe një donacion për shërbimet shëndetësore në vend me qëllim të përballjes së krizës të shkaktuar nga koronvirusi.

Ndërsa në kontekst të asaj u përqendrua edhe në çështjen me emigrantët, për të cilën tha se nuk guxojmë të harrojmë as në kushte të sfidave nga kriza me korornavirusin se ajo është një sfidë e madhe. Mbi 1.300 policë hungarezë kanë shërbyer deri më tani në kufirin maqedono-grek, ndërsa Maqedonia edhe më tej mund të konsiderojë në ndihmën e policëve hungarezë.

Lidhur me solidaritetin mes vendeve anëtare të BE-së për përballje me koronavirusin, Sijatro thotë se pas mposhtjes së virusit do të duhet të nxjerrin mësime për atë si ka funksionuar ajo dhe nëse nuk ka funksionuar solidariteti i BE-së.

“Kuptohet, ne i mbështesim të gjitha përpjekjet e BE-së që shteteve të Ballkanit Perëndimor t’u ofrojmë ndihmë më efikase. Kuptohet, ne e mbështesim edhe atë që BE-ja Maqedonisë së Veriut t’i ofrojë ndihmë më të madhe. Ajo që është fakt është fakt, çdo shtet evropian, pothuajse edhe çdo shtet në botë në mënyrë të ndryshme lufton sepse kanë sisteme të ndryshme, sisteme shëndetësore dhe shfrytëzojnë mjete të ndryshme për luftën kundër koronavirusit”, vlerësoi Sijatro.

Sipas tij, tani më së shumti flitet për fondin shëndetësor, por ka front tjetër ku politika ekonomike duhet të përshtatet.

Dimitrov nga ana e tij tha se në kohën e pandemisë globale të virusit KOVID-19 dhe masave rigoroze shëndetësore të orientuara ndaj parandalimit të përhapjes së koronavirusit dhe mbrojtjes së qytetarëve dhe praktikisht shëndetit publik në tërë botën, takimet me kolegët e tij realizohen edhe në kushte të jashtëzakonshme.

“Dëshiroj gjithashtu ta falënderoj Peter edhe për mbështetjen lidhur me aspiratat tona 30 vjeçare që të anëtarësohemi në NATO dhe për mbështetjen për marrjen përfundimtare të vendimit politik nga ana e BE-së që t’i fillojmë negociatat aderuese. Dëshiroj ta falënderoj për tërë këtë, për atë që këtu është logjike në periudhën plotë me sfida dhe rrethane të jashtëzakonshme, mendoj se kjo vizitë flet shumë më shumë se fjalët në kuptim të miqësisë dhe përkushtimit”, konkludoi Dimitrov.

Theksoi se koordinimi dhe bashkëpunimi i ngushtë në nivel rajonal edhe me BE-në do të jenë faktorë të rëndësishëm për përballje me koronavirusin. Në këtë kontekst Dimitrov deklaroi se vendi kishte kërkuar ndihmë dhe mbështetje në përballjen me përhapjen e koronavirusit nga disa vende, për çka ka biseduar edhe me homologët e tij, si dhe përmes mekanizmave të NATO-s dhe BE-së. Ndaj disa kërkesave, tha ai, tashmë kanë marrë përgjigje pozitive, ndërsa ndaj disave pritet përgjigje. .