Andrej Zhernovski do të bëhet drejtor i ri i NP “Infrastrukturës Hekurudhore”?!

Ish-kryetari i Komunës Qendër dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, do të drejtojë një nga ndërmarrjet publike më të rëndësishme, bëhet fjalë për Ndërmarrje Publike “Infrastrukurës Hekurudhore”.

Aktualisht kjo ndërmarrje drejtohet nga Festim Halili nga BDI. Pritet që javët e ardhshme, Qeveria ta propozojë te Bordi Drejtues i Infrastrukturës dhe Hekurudhave të Maqedonisë për t’u zgjedhur Andrej Zhernovski për drejtor.