Ish Kryetari i Kuvendit Stojan Andov thotë se me mos votimin dhe mos sjelljen e një vendimi për imunitetin e Trajko Veljanoskit, Kuvendi ka shkelë ligjet dhe kushtetutën. Në një intervistë për Alsat, Andov thotë se përgjegjësia për gjithçka tashmë bie mbi kreun e Kuvendit Talat Xhaferi e jo mbi Gjykatën e cila ka pritur një vendim të Kuvendit.
z. Andov, si ish-kryetar i Kuvendit si i shikoni zhvillimet e fundit, konkretisht për imunitetin e z. Veljanovski?
Andov: “Sipas kësaj, edhe me Kushtetutë edhe me ligj, Kuvendi duhet doemos të marrë vendim, se si do të jetë, a t’i merret, a të mos i merret, etj. gjithçka mund të jetë, e nuk do t’i merret nëse janë 60 me 60 votat, kundër dhe për, ose 40 dhe 40 që kanë votuar, etj.. Pra, gjithsesi sido që të jetë rezultati nga votimi, Kuvendi duhet doemos të marrë vendim nëse është kjo që t’i merret ose të mos i merret, por Kuvendi duhet patjetër të marrë vendim. Nëse Kuvendi nuk merr vendim për të gjitha pasojat që do të shkaktoheshin nga mos marrja e këtij vendimi faji tashmë bie vetëm në Kuvendin, Gjykata nuk fajtore fare, as Prokuroria, askush tjetër nuk është fajtor”