ersonazhi më i komentuar i këtyre ditëve, Andi Shehi, ishte i ftuar në emisionin “Roped With Olsi”, për të folur për skandalin e madh të “Për’puthen”.
Pas bërjes publike të lidhjes së Teas dhe Beartit, menjëherë pasi Andi dhe Tea dolën të “përputhur” nga emisioni, Andi deklaroi nëpërmjet një statusi në ‘InstaStory’ se produksioni e kishte detyruar t’i bindej rregullave të tyre pas nënshkrimit të një kontrate ‘të frikshme’.
Mbrëmjen e djeshme në “Roped With Olsi”, ish-konkurrenti i uroi publikisht më të mirat Teas dhe Beartit për lidhjen e tyre.
“Ju shkoftë sa më mbarë”- u përgjigj Andi, kur u pyet se ç’do t’i thoshte çiftit.
Andi tregoi se për Tean kishte pasur një simpati, e cila nuk arriti të zhvillohej më tepër për shkak të rrjedhës së ngjarjeve, por la të kuptohet se ata kanë mbetur shokë të mirë.
Gjithashtu pas skandalit, ata kanë komunikuar së bashku, duke pyetur njëri-tjetrin nëse janë mirë.
“A je mirë? Po, po ti? Po”- ishin mesazhet e tyre të fundit.