Analistja Haxhiaj thotë se shqiptarët e Kosovës po asimilohen në arabë: “Baba emrin Ilir, djali Rijad”


Teuta Haxhiaj, një grua që kohë pas kohe jep përshtypjen e saj për çështje të caktuara nëpër rrjete sociale, ka ngritur shqetësimin se si po asimilohen emrat e shqiptarëve në ata arabë.
Ja postimi:

Nana emnin Teutë, çikat Aminë, Azra…
Nana emnin Besë, çika Medinë.
Baba emnin Ilir, djemt Rijad, Omer.
Baba emnin Agron, djali Aman…
Dikur ishte e rëndësishme me ia lanë fëmijës një emën përmes të cilit ai do të identifikohej me rrënjët e tij, identitetin i tij kombëtar, historinë e tij gjithmonë të përgjakur.
E sot?

Shumë fëmijë mbajnë emna të qyteteve arabe, fjalëve arabe kuptimin e të cilave fjalë shpesh nuk e dinë as prindërit vet. Emna të një gjuhe të huaj, të një kulture të huaj me të cilën nuk na lidhë as historia e as gjeografia se le ma vija gjenetike. Hiç kurgja. Bile as kontinenti jo.
Identiteti kombetar fillon me emnin për me vazhdu ma tutje me gjuhën, traditën, kulturën e vlerat tjera.
Zoti vet ka dashtë me iu falë shqiptarë dhe nuk do të jeni ma afër Tij dhe as s‘ka me iu dashtë ma shumë veç se ju mundoheni me u ba ata që s‘jeni.