Kreshnik Sahiu: Ose largoni Kurtin, ose do të shpallet non-grata nga SHBA-të

Analisti Kreshnik Spahiu teksa ka komentuar situatën në Veri të Kosovës është shprehur se populli i Kosovës duhet të largojë Albin Kurtin nga qeveria, pasi sipas tij ky i fundit po rrezikon sovranitetin e vendit.
I ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, ai theksoi se Kurti po vendos në pikëpyetje marrëveshjen e nënshkruar në Ohër dhe sovranitetin e Veriut.

Më tej ai shtoi se o Kurti o Kosova do të shpallet “Non Grata” nëse kryeministri nuk largohet nga pushteti

“Sot është fundi i një kronike të paralajmëruar. Çdo minutë që Kosova nuk e largon Albinin, largohen vite nga Perëndimi. Dorëheqja e Albinit është pak. Kosova duhet të heqë dorë nga Albin Kurti nëse nuk do të ketë në pikëpyetje kufijtë dhe sovranitetin e saj. Sot Albin Kurti nuk është duke mbrojtur kufijtë e Kosovës, por është duke vënë në pikëpyetje marrëveshjen e Ohrit dhe sovranitetin e Veriut të Kosovës. Sot o do shpallet ‘Non Grata” Albin Kurti ose Kosova nga SHBA”- tha ai.

(www.cookwarejunkies.com)