Analisti i njohur nga Shtetet e Bashkuara, Bleron Baraliu, i cili merret me zhvillimet politike në vend, ka thënë se kërkesa e Pacollit për përjashtim nga karantine është aspak më pak se idiotike dhe e poshtër.
Tutje ai thotë se qeveria duhej të kishte krijuar kushte për karantinë ‘private’, ku Pacolli do të mund të qëndronte i mbyllur në shtëpinë e vet, por përderisa kjo nuk u lejohet të tjerëve, nuk ka çka kërkon as kreu i AKR-së.
Në fund, ai i drejtohet ashpër Pacollit, madje, i kërkon që ta mbyllë edhe gojën dhe të futet në karantinë.
Ja shkrimi i tij:
1 – Kerkesa e Pacollit per perjashtim nga karantine eshte aspak me pak se idiotike dhe e poshter
2 – thote se ndjehet i pasigurte ne vend te vetin! – Po te isa bashkpuntor i Jeltzinit dhe nder biznismenet me te piste qe kemi njohur ne se paku 50 vite, une do te kisha turp te pretendoja gjithe kete ankth per te jetuar aty
3 – si qytetar i Kosoves (me disa pasaporta te huaja), megjithate gjithsesi ai e ka te drejten te kthehet e jetoj ne Kosove, por kurrsesi me asnje privilegj mbi te tjeret qe po kalojne neper karantine.
4 – une mendoj se qeveria duhej te kishte krijuar kushte per karantine ‘private’, ku Pacolli do te mund te qendronte i mbyllur ne shtepine e vet, por perderisa kjo nuk u lejohet te tjereve, nuk ka cka kerkon as ai
5 – eshte privilegj i mjaftueshem qe shteti po e lejon te kthehet me aeroplan te vetin, dhe jo te organizuar nga ministria, nuk ka cka kerkon me shume
Keshtu qe, mbyle gojen Begjet, askend nuk po e mashtron me lotet e tu te krokodillit per Kosove!
p.s. nuk eshte e rendesishme a jane bere leshime tjera. Nese po, per kete duhet te pasoj ndeshkimi, por nuk do te thote qe i njejti gabim duhet te perseritet edhe per nje meskin biznismen qe i ka te gjitha kushtet te vazhdoj qendrimin ne Zvicer. Nese do te vij, le te futet ne karantine.