Analisti Mirena: Vedati ia ka borxh 150 mijë euro Osmanit të Stupcave

Hyrja e humoristit Vedat Bajrami në Big Brother Vip Kosova ka ngjallur reagime nga shumë persona të fushave të ndryshme.

Një deklaratë e tij para se të hynte në shtëpinë me të madhe në Kosovë, ka nxitur komente të ndryshme.

Ndonëse me shaka, Vedati tha se arsyeja që po hy ne BBVK është për shkak të borxheve që ka.

Një pretendim të tillë po e ri-sjell edhe analisti Ilir Mirena duke kujtuar përpalljen në Gjykatë të dy aktorëve që dikur ishin bashkëpunëtor, Vedat Bajrami me Osman Azemin.

“Po thojne qe Vedati i Stupcave paska hy n’BB me ymyt me fitu e me ja kthy qato pare Osmanit t’Stupcave…A ju kujtohet qe per nja 150 mije euro paten perfundu kunder njani tjetrit neper gjykata?…😁”, ka shkruar Mirena.