Analisti Latifi: Ata që po nxisin debate fetare në Kosovë po sponzorizohen nga Serbia

Analisti politik, Blerim Latifi, ka deklaruar se grupet të cilët po nxisin debate lidhur me religjionin po sponzorizohen nga Sërbia.
Ai, përgjatë debatit televiziv ‘Pressing’ në T7 ka thënë se edhe sekti i vehabizmit në Kosovë është sjellë nga Sërbia.

“Grupet të cilat nxitin debate lidhur me fetë janë të sponzorizuara nga Serbia. Vehabizmi në Kosovë është projekt i Serbisë për me nxit një çamje të madhe brenda këtij kombi në baza fetare, si dhe ta krijojë një hendek të thellë midis kësaj shoqërie dhe Evropës Perëndimore. Ne si shtet jemi shtet sekular, ku secili komunitet fetar i njihen të drejtat dhe liria e besimit, organizimit, e kështu më radhe”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai e ka rrëfyer edhe një ngjarje të treguar nga një ekspert i sigurisë së lartë në Maqedoni.
“Mua më ka tregu një ekspert i sigurisë në Maqedoni me emër e më mbiemër se si shqiptarët një element kriminal kryen krime tërë natën dhe ditën e vë “tërrlemën””, ka shtuar Latifi.