Analisti kosovar: Vjosa Osmanin politikane e rëndomtë dhe vetëm vikt*imizohet

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj është shprehur kri*tik për veprimet e fundit të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

Zogaj thotë se ajo po drejton seancat në parlament me in*at politik jo racional ndaj LDK’së, e cila së fundi e përjashtoi nga dy pozita drejtuese në parti.

Komentet Zogaj i bëri pasi sonte, seanca e Kuvendit në të cilën po diskutohej projektligji për rishikimin e buxhetit të Kosovës, u ndërpre pas një përp*lasjeje verbale në mes të deputetit i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

“Vjosa Osmani po i moderon seancat e Kuvendit me in*at iracional politik qe ka ndaj LDK-se dhe me fuqine e zeri, te cilin e ka goxha kumbues ne fakt. Mirepo, as ina*ti ndaj LDK-se dhe as fuqia e zerit nuk kane vlere te shtuar ne politike”, shkroi Zogaj në Facebook.

“Perkundrazi, kjo menyre e udheheqjes, e ben Vjosen politikane te rendomt brenda mocalit politik qe ekziston”, shton ai.

Sipas Zogajt, Osmani ka qasje vikti*mizuese.

“Tendenca qe me u vik*timizu ne cdo rast, per cdo situate dhe nga secili, vetem per faktin qe je grua, ne fakt eshte de*mi me i madh qe i behet kauzen, e qe eshte dhu*na e vertete e sistematike e burrave ndaj grave. S’po me degjojne sepse jam grua, me perjashtuan sepse jam grua, me ofenduan sepse jam grua. Kjo s’eshte politike, kjo eshte qasje vikt*imizuese”, përfundoi ai.