Analisti Kajtazi akuzon shtetin për vdekjen e hallës së tij, publikon dokumentin

Analisti Vehbi Kajtazi akuzon shtetin për vdekjen e hallës së tij në QKUK, ndërsa rrëfen trajtimin e familjares.
Dje në media është raportuar se ka vdekur një 73-vjeçare dhe se familja e saj po i akuzonin mjekët për vdekjen e saj, Gazetari Kajtazi tregon se bëhet fjalë për hallën e tij

Siç shkruan ai, për 73-vjeçaren kanë thënë se nuk është e infektuar me Covid– 19, ndërsa kur ka vdekur i kanë thënë se ka dalë pozitive.
“Rasti i djeshem i raportuar ne media ka te beje me vdekjen e halles sime. Mjeket Vazhdimisht me kane thene se eshte negativ, deri diten e vdekjes. Dje me thane se ka dale dy here pozitiv. Une kam insistu ti behet autopsia. Rezultati i sotem per Covid 19 del te jete negativ”, ka shkruar ai.

Ai thotë se halla e tij nuk u trajtua në klinika të specializuar, por u la në sallat e Mjekësisë Sportive deri sa ra në koma.
“Ky rezultat deshmon se njerezit jane duke vdekur sikurse kafshet, pa trajtim te duhur, pa ilaçe, me neglizhence. Halla ime mbase do te mbijetonte po te pranohej me kohe ne njeren prej klinikave te specilizuara. Por, ajo u la ne Mjekesi Sportive derisa ra ne koma”, shton ai.

“Diten e transferimit nga Peja ne Prishtine per me shume se tri ore nuk eshte pranuar ne asnje klinike. Pas praninit ne mjekesi sportive, mjeku i me emrin Benjamin me ka lutur qe te bej çmos per ta transferuar ne Infektive apo Pulmologji. Tek pasi ka ra ne koma, tri dite me vone eshte transferuar ne Intensive, ku ka pasur kujdes te madh nga dr Naim Kuqi. Por, tashme ishte vone. Halles sime mbase nuk kemi mundur t’ia ndalim vdekjen, por asaj i ka munguar kujdesi i duhur. Rezultati i sotem i Mjekesise Ligjore me detyron te dyshoj ne trajtim te duhur”, thotë Kajtazi.
“Per kete arsye une, Vehbi Kajtazi, akuzoj shtetin per vdekjen e saj!”, përfundon gazetari rrëfimin e tij.