Azerbajxhanit iu nevojitën 43 ditë për ta marrë nën kontroll territorin përrreth Nagorno-Karabakut, që përbëhet nga shtatë distrikte malore, të cilat ishin pu*shtuar nga separatistët armenë që nga dështimet shkatërruese të azerëve në fushëbe*tejë në vitet e nëntëdhjeta.
Analistët thonë se janë tre faktorë që kanë ndikuar që Azerbajxhani të jetë kaq i suksesshëm në fushëb*etejë kësaj radhe: teknologjia, taktika dhe ndihma e ofruar nga Turqia.
Alex Melikishvili, analist hulumtues në grupin “IHS Markit Country Risk”, thotë se ishte përkrahja e Turqisë për Azerbajxhanin që luf*timet i bëri të ndryshme nga përl**eshjet e mëparshme.
Melikishvili thotë se prania e aeroplanëve luftarakë turk, F-16, në një bazë ajrore në Ganca, që është qyteti i dytë më i madh i Azerbajxhanit, ishte vërtetim i prekshëm që baraspesha gjeopolitike në Kaukazin Jugor ka ndërruar në favor të Azerbajxhanit.
Përderisa Azerbajxhani nuk e ka publikuar shifrën e të vr*arëve gjatë lu*ftimeve, ky shtet nuk e ka mbajtur të fshehtë faktin që ka përdorur dronë të teknologjisë së fundit nga Turqia dhe Izraeli për të kryer su*lme ajrore.
Margarita Karamian, veterane armene e lu*ftës së viteve 1992-1994 nga Hadruti, tha se ishte e tmerruar kur pa rreth 30 dronë të Azerbajxhanit që e nxinë qiellin në Nagorno-Karabak gjatë ofensivës së parë të azerëve.
E detyruar të pranonte se kjo ishte një lu*ftë ndryshe në krahasim me atë të viteve të nëntëdhjeta, Maramian tha se forcat amerne, ku bëjnë pjesë edhe bashkëshorti dhe djali i saj, u detyruan që të kërkonin shpejt strehim nëntokësor për shkak të su8lmeve nga dronët pa pilotë.
Armenët ishin thjesht të mbingarkuar nga superioriteti teknologjik i Azerbajxhanit në fushëbetejë, thotë Can Kasapoglu, drejtor i Programit Hulumtues për Siguri dhe Mbrojtje në Qendrën për Studime Ekonomike dhe Politika të Jashtme me bazë në Stamboll.
Sipas tij, forcave armene u kanë munguar sensorët e duhur dhe armatimi kundër dronëve për t’u mbrojtur nga fluturaket pa pilotë të Azerbajxhanit.