Analistët: RDK-ja mirë që nuk garoi në zgjedhje, do të djegtë vetëm disa vota shqiptare

Analistët politik e vlerësojnë si të duhur vendimin e RDK-së për mos pjesëmarrje në zgjedhjet e 2020. Sipas tyre, pjesëmarrja e një partie aq të vogël në zgjedhje nuk do të kishte ndikim tjetër pos që do të djegtë qindra vota shqiptare.

Profesori universitarë Meresl Bilalli, njëherazi edhe njohës i mirë i politikës në vendin tonë, tha se çdo dalje e subjekteve të tilla politike në zgjedhje, shkojnë në dëm të vetë subjektit dhe shqiptarëve të Maqedonisë.

“Mendoj se ai subjekt u krijua artificialisht nga ish kryetari me një koncept instant politik qe harxhohet shume shpejt, kurse tentimet qe ai subjekt te mbahet gjalle duke ndërtuar një koncept te ri të moderuar nuk dhanë rezultate. Lideri i tanishëm i saj gjithë kohen ka vepruar ne mënyrë konstruktive, por organizmi kërkonte ushqim tjetër politik qe për momentin me është harxhuar. Kështu që çdo dalje si i vetëm i atij subjekti politik, mund të shkon në dëm edhe të subjektit por edhe të popullatës. Andaj e konsideroj si të mençur vendimin që të mos i djeg disa qindra vota aq sa mund të merr, kurse të mos mund te përfitoj asgjë” tha profesori universitarë Meresl Bilalli.

Ndërkaq nga ana tjetër, njohësi i çështjeve politike në vend, Artan Dika thotë se RDK-ja është zhdukur që nga koha kur ndodhi përçarja. Ai strukturën aktuale të subjektit politik RDK i quan mashtrues dhe shërbëtorë të regjimit.

“RDK-ja nuk ekziston prej rreth 4 vitesh. Ka vetëm një person të vetëm mashtrues qe ka improvizuar të qenit kryetar partie pa pasur asnjë organ te zgjedhur apo struktura partiake. Koha tregoi se ai i ka shërbyer regjimit, me shumë mundësi duke qenë i kapur prej tij. Ndarja nga pushteti i një numri drejtorish i pat mundësuar atij të mbledh rreth vetes një grup prej 15-20 personash duke i joshur me ndarjen e posteve të drejtorëve dhe duke i mashtruar se mund te vazhdojnë me të njëjtën loje edhe më tej nëse vazhdojnë të improvizojnë se kanë të paktën një grupacion sado të papërfillshëm që mund të ngjajë rrejshëm në publik me një cope partie. Realisht ky grupacion nuk ka kapacitet as për bërjen e listave zgjedhore e jo më mbledhjen e votave. Kjo ka bërë që grupacioni i këtij personi manipulatorë të mos merret seriozisht nga palët tjera dhe që pastaj dështimin e tij ta prezantojë si mos marrje pjesë në zgjedhje për ideale të mëdha të mos përçarjes. E kaluara e uljes në prehërin e kryetarëve të partive të ndryshme, të njeri pas tjetrit, tregon për karakterin e vërtetë të personit që pretendon të ketë pasur parti. Ndërkohë që 4 vjet më parë ai kishte pamundësuar çfarëdo bashkëpunimi me Lëvizjen Besa duke e shpallur atë si tradhëti kombëtare, thirrjet e fundit, të injoruara me të drejtë, për koalicionin e tij me Lëvizjen Besa janë tregues i misionit të tij të fundit para shtrydhjes se limonit nga padroni dhe hudhjes anash pas harxhimit. Sa për pune aktivistësh, grupacioni në fjalë ekziston vetëm me aktivistë fiktivë në internet ku çdo person nga grupi hap 10-15 profile të rrejshëm, me të cilat fyejnë dhe ofendojnë këdo që nuk ju shkon për shtati por duke fshehur identitetin dhe pamjen e tyre sepse edhe vet ju vjen turp nga ajo që bëjnë dhe nuk duan që të tjerët ta marrin vesh se kush janë si individë. Realisht kur grupe të tilla të vogla interesxhinjësh të defaktorizuar plotësisht flasin për teza të mëdha kombëtare e ideale të mëdha si drejtësia dhe e vërteta të kujtojnë Donki shotin dhe mullinjtë e erës, prandaj nuk duhet të merren seriozisht, pos për të bërë shaka, si me ato rrëfimet për fuqinë e gravitetit retrograd që nxjerrë objekte e njerëz nga pusi, apo si thonë vet në sllavisht ‘bunari’” tha Artan Dika.

RDK-ja ditë më parë njoftoi se nuk do të marr pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të viti 2020. Sipas tyre, shkak është mos arritja e një bashkëpunimi të mirëfilltë opozitarë./Gazeta Express