Analistët maqedonas: Votuesit dën*an partitë maqedonase, përfituan ato shqiptare

Analisti Aleksandar Kërzhallovski thotë se partitë e shqiptarëve e mësuan leksionin nga zgjedhjet e kaluara kur nga gjithsej 13 pjesëmarrës në zgjedhje, pesë parti ishin vetëm të shqiptarëve. Tani nga gjithsej 15 parti, 3 parti shqiptare garuan me lista të veçanta si dhe Besa e cila ishte në koalicion me LSDM-në. Ajo që në zgjedhje dolën të përqendruara dhe grupuara solli epërsi për partitë shqiptare. Për dallim nga kjo në bllokun maqedonas kishte shumë protag*onistë dhe e gjithë kjo çoi në shpërndarjen e votave, sidomos te dy partitë më të mëdha, dhe ky është shkaku i dytë më i madh për këtë -u shpreh Aleksandar Krzhallovski, analist politik.

Sa i përket rezultatit të partive maqedonase, rezultatet e marra janë një nga më të këqijtë deri më tani, thekson Kërzhallovski. Partitë më të vogla që “garuan” në këto zgjedhje “vodhën” një pjesë të votave të cilat i planifikonin LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja. Nëse e majta, Integra, GDU Zëri për Maqedoninë Maqedonia e Vetme dhe partitë e tjera më të vogla do të dilnin së bashku si një opsion i tretë atëherë ata do të kishin shanse më të mira kështu që vetëm e majta do të ketë përfaqësuesit e saj në shtëpinë ligjvënëse.