Ana tjetër e natës së përgjakshme, këta janë 2 heronjtë e Vjenës

Banorët e Vjenës në orët e vona të së hënës janë tmerruar nga një su*lm terr*orist i cili ishte shtrirë në plotë 6 lokacione. Deri tani siç kanë konfirmuar autoritetet austriake nga ky su*lm kanë vd*ekur 4 qytetarë të pafajshëm dhe dhjetëra të tjerë janë pla*gosur.

Gjithashtu është eliminuar edhe njëri nga su*lmuesit i cili ka prejardhje shqiptare Maqedonia e Veriut. Në gjithë atë tmerr dy persona Recep Gultekin dhe Mikain Ozen kishin rrezikuar jetët e tyre derisa kishin ndihmuar një grua dhe një oficer policie të pla*gosur për t’u larguar nga vendi i tmerrit.

Tashmë të dy janë duke u konsideruar si heronj në kryeqytetin austriak. Gultekin pasi kishte shpëtuar policin kishte rrëfyer të gjithë ngjarjen në një video te publikuar një rrjete sociale. “Djema jam mirë mos u shqetësoni. Jemi të sigurt tani” citohet t’i ketë thënë polici.