Ana ka diçka për të të thënë pas refuzimit të Rinianit për të dalë me të nga “Përputhen”.
Ana Kauri të dielën u largua nga emisioni “Përputhen”, ngase nuk e ndiente se duhej të vazhdonte mv tej të ishte pjesë e programit.
Por, duke u larguar, ajo kërkoi nga Riniani që të dilte së bashku me të, në mënyrë që të vazhdonin njohjen jashtë programit.
Megjithatë, dyshja disi i kishin ndarë rrugët nga takimi i fundit, andaj Riniani nuk mendoi se do të ishte vendim i drejtë ta bënte atë dhe e refuzoi.
Së fundi, ndjekësit e pyetën Anën se a mban inat që Riniani nuk pranoi të dilte me të nga “Përputhen” dhe e cilësonin qëndrimin e tij aty sa për shou.
“Joo. Nuk gjykoj asnje njeri per zgjedhjet qe ben. Thjesht nuk me doli sic e prisja”, shkroi ajo.