Ana e “Për’puthen” gjuan me këpucë të ftuarin në studio


Ana e “Për’puthen” karakterizohet si një femër mjaftë gjaknxehtë.
Duke dashur që të ketë lirin e fjalës, ajo shpesh ka bërë veprime të pa imagjinueshme.

Sot në emocionin “E diel”, gjatë një diskutimi që ndodhi në studio ajo goditi me këpucë Bledi Manën në mënyrë që të marr fjalën.
“Duro mor burrë, ç’paske qenë. Unë mendoj se Graciano po tregonte historinë. Ndoshta jo të gjithëve na pëlqen dhe gjejmë vetveten, por në fund të fundit ajo është e shkuara e tij, e vendosi ta tregojë, e tregoi.

Sa për pjesën e këtyre, vendosa të mos i vendos kryqin në asnjë vend sepse kur i drejton gishtin dikujt, dhemb. Unë kam qenë nga ata persona që ma kanë drejtuar gishtin i madh e i vogël dhe më ka dhembur e jam ndjerë keq. Në një formë apo në një tjetër, jam lënduar dhe nuk dua t’jua kthej të tjerëve në të njëjtën monedhë”, tha Ana.