Ana dhe Tea e “Përputhen” të lidhura? Dy ish-konkurrentet e Përputhen e pohojnë vetë


Ish-konkurrentet e “Përputhen”, Ana dhe Tea ishin sot në një intervistë me “Shqipëria live”, ku u ndalën pak edhe tek emisioni dhe jeta e tyre private.

Si Ana, edhe Tea pranuan se nga djemtë e rinj që po konkurrojnë për sezonin e ri të “Përputhen” nuk i ka pëlqyer njeri për partner. Por Tea tregoi se ka patur djem shumë interesant në audicione.

Të pyetura nga Erjona Rusi, nëse janë beqare, Tea u përgjigj: “Jo”, duke pranuar kështu se ka nisur një lidhje të re ndërsa Ana tha: “Eh, këto punë janë të thella”, duke lënë të kuptohet se edhe ajo mund të ketë gjetur dashurinë.