Ana dhe Arsimi i japin fund romancës

Dy ish-konkurrentët e “Përputhen”, Ana dhe Arsimi, ka pak kohë që kishin nisur një romancë.
Ata u fotografuan së bashku, por veprimet e fundit të tyre kanë lënë të kuptohet se ata tashmë kanë ndarë rrugët.
Fillimisht, Ana u pyet nga ndjekësit nëse ndjen dashuri për dikë, ndërsa përgjigja e saj ishte “Të jem e sinqertë, nuk e di, ndoshta ose po…jam pak konfuze dhe besoj kam të drejtë”.

Në anën tjetër, pas postimit të Anës, ishte Arsimi ai i cili nuk vonoi me “thumba” në drejtim të ish-konkurrentes.
Ai ka ndarë një foto të çmimeve Oscar, ndërsa sipër saj shkroi “Unë personalisht ju prezantoj këtë çmim dhe ju të gjithë keni diçka të përbashkët, emri juaj fillon me A (njerëz të rremë)”.