Ana Bërnabiq: Vaksinat e Serbisë do skadonin në fillim të prillit

Serbia ka vaksinuar të paktën 22 mijë të huaj kryesisht nga vendet e Ballkanit, që të gjithë me vaksinë AstraZeneca.
Rreth 8,500 njerëz biznesi nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor morën dozen e tyre të parë të vaksinës kundër COVID-19 në Serbi gjatë fundjavës.

Nisma u organizua nga Dhoma e Tregtisë e Serbisë, kreu i së cilës, Marko Cadez.
Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha për Televizionin serb të hënën se Serbia do të duhet të shkatërrojë 20,000 deri në 25,000 vaksina AstraZeneca sepse skadojnë në fillim të prillit dhe se Serbia nuk dëshironte ta bënte këtë, por t’i vinte në ndihmë vendeve të rajonit.