Amos: E turpshme për Shqiptarët që bëjnë hero Luizin…shifni e bëni

Banorët janë habitur që Luizi i shpëtoi i pari nominimit, çka tregon që publiku e ka mbështetur me vota për të mos dalë nga shtëpia.

Amos ka qenë një nga banorët që ka reaguar ashpër duke u shprehur se për shqiptarët është e pafalshme që bëjnë hero Luizin.

Amos: Ofendimet dhe mashtrimet më të mëdha janë bërë nga ky person dhe ju vazhdoni e toleroni. Ky njeri është kthyer në hero. Ça po ndodh?!

Nuk e kuptoj. Ky njeri vetëm ka sharë, ka manipuluar, është përpjekur të përdorë një sëmundje kaq të rëndë vetëm për të fituar simpatinë e njerëzve, doli që mashtroi dhe tani i shpëtoi nominimit i pari.

Ka një gjë që nuk shkon me këtë shoqëri. Po vlerësohen antivlerat në këtë vend. Është e pafalshme, është e turpshme për të gjithë shqiptarët që ky njeri të bëhet hero.

Amos dukshëm ishte i nervozuar ndaj qëndrimit të Luiz Ejllit në shtëpi por u dorëzua dukë thënë…”pastaj…bëni si dini”.