Amir Destanov, fëmija nga rruga që vendosi të luftojnë me fatin e hidhur që e gjeti mes një familje të varfër, ndërsa ai, vëllezërit, motra dhe nëna e tyre ta durojnë dhunën familjare, e morri vendin e tretë në garat e matematikës “Kengur”, shkruan SDK, transmeton Pa Censurë.
Gëzimin e tij e publikoi me Qendrën për fëmijë të rrugës në Shuto Orizare, vend ky i cili për momentin është përkrahja për 61 fëmijë që arritën ti kthejnë nga rruga ku po kërkonin lëmoshë. Kjo qendër arriti ti mbroj, ti shkolloj, ti ndihmojë dhe ti edukojë.
Amiri diturinë që të konkurrojë në “Kengur”, e arriti pikërisht në Qendër, duke zgjidhur detyra matematikore me mësuesin e tij, Filipin. Kur dëgjoi se zhvillohen gara, dëshi të merr pjesë, por nuk kishte 200 denarë për të paguar.
“Deshën të shkojnë edhe të tjerë, por pasi unë jam më i forti në matematikë, kalova… më tregoi kujdestarja dhe unë thash “mirë, do të flas me të shtëpisë dhe do tu tregoj”, pagesa për garën Kenguri kushtonte 200 denarë, para që nuk i kisha” tregoi Amiri.
Ai pasi u kishte treguar mësuesve, ata ia kishin paguar pjesmarrjen.