Amir Jonuzi nga Gostivari zgjidhet mini – kryetar i Komunës Serra de’ Conti në provincën e qytetit të Ankonas në Itali. Zgjedhja e mini – kryetarëve është traditë në Itali, ndërsa të zgjedhurit kanë edhe kompetenca e tyre.
Amiri është në klasë të pestë në shkollë fillore, ndërsa në garë ka qenë me nxënës nga shkolla e tij dhe një shkollë tjetër fillore të kësaj komune.
“Kanë qenë 16 kandidatë për mini kryetar. Në rrethin e dytë në garë mbetën 4 kandidatë, ndërsa Amiri doli fitues me mbi 46% të votave të fituara”, thonë familjarët e tij. Në ceremoninë e inagurimit të Amir Jonuzit për mini – kryetarë theksohet se ai do të ketë kompetenca për disa çështje, sikurse politika mjedisore, marrëdhëniet me shoqata, arsim publik, ndihmë për të rinjtë dhe të moshuarit, kulturë dhe argëtim, kohë e lirë, sport dhe bashkëpunim me UNICEF. Në ceremoninë e inagurimit kanë marrë pjesë nxënës, mësimdhënës, prindër dhe përfaqësuesit të pushtetit lokal.