Amir Elezi: Alternativa mund ta shpëtojë integrimin, por s’ka arsye për ta shpëtuar BDI-në

Nënkryetari i Alternativës, Amir Elezi në emisionin Clik Plus, tha se për ata, nuk kanë ndonjë dilemë me faktin që ASH dëshiron të participojë në pushtet, por duhet definuar se përse tani ka nevojë që një parti të hyjë në Qeveri.

“E vetmja parti që është në fushatë antagoniste me funksionarët e vet dhe që ka luhatje të shumica është BDI. Nëse i qasemi problematika me numrat, atëherë të flasim se cilës parti i cenohen numrat, dhe që nuk mund të garantojnë numrat në Kuvend. Ta definojmë se si proces përse nevojitet që ASH të jetë në pushtet. Për ne nuk është as çështja e dikastereve, ne e bëmë sakrificën dhe në atë kohë nuk ishte e lehtë dhe të sigurohet mbarëvajtja e procesit eurointegrues që gjë u dëshmua edhe me marrjen e datës.
Elezi tha se tani jemi në fazën ku partnerëve të koalicionit, nga ata që e kanë nisur procesin për ta futur ASH-në në Qeveri, të shpjegojnë se për çfarë qëllimi bëhet.

“Nëse bëhet për aktin madhor se do të sigurohen 80 deputetë, ne do të qëndrojmë edhe më fortë. Nëse nëpërmjet këtij preteksti pretendohet të kontrabondohet, ose të shpëtohet një parti, që rrezikon të shpërbehet, atëherë kjo nuk duhet të jetë më çmimi me të cilin bëhen negociatat. Ne jemi që të definojmë problematikën faktin se a cenohet apo nuk cenohet shumica dhe mënyra se si garantohen 80 deputetët me futjen e ASH-së në Qeveri”, ka thënë Amiri Elezi nga Alternativa.