Avokati Bashkim Ameti,njëherit ish ministër i Ambientit Jetësor, në një postim në fesjbuk thotë se
me nominimin e Izet Mexhitit për bartës të listës për zgjedhjet parlamentare 2020, Bashkimi Demokratik për Integrim edhe njëherë ka dëshmuar përkushtim dhe rrespekt për zonën zgjedhore nr.1 dhe në veçanti për rajonin e Dervenit.
‘Shoku jonë Izet Mexhiti qysh në moshë të re ka bartur përgjegjësi të mëdha mbi supe dhe përveçse djalë me prejardhje dërvenase, mbahet mend edhe si Kryetari i parë i Shkupit të vjetër (komunës së Çairit), tek i cili banorët e Shkupit dhe rrethinës në çdo kohë kanë gjetur mbështetje për punë të mbara.
Besoj fuqishëm se cilido qoftë kuadër lokal nga komuna e Sarajit që do të gjendet në listë përkrah një prijësi si Izet Mexhiti, do të ndihet i privilegjuar dhe triumfi në zgjedhje do të jetë i lehtë dhe më i madh-thotë Ameti .