Deputeti dhe kryetari i Bashkimit të Romëve, Amdi Bajram (63), po rikuperohet në një atmosferë shtëpiake këto ditë pas amputimit të këmbës së tij. Ai sqaron se operacioni i amputimit të këmbës ka ndodhur 15 ditë më parë, dhe se për çdo ditë ndihet më mirë njofton Pa Censurë.
“Sëmundja e diabetit ma shkaktoi këtë gjë dhe se këmba e djathtë mu amputua deri në gju.
Unë jam duke pritur që plaga ime të shërohet dhe pastaj do të vendos një protezë. E di që nuk do të jetë e lehtë, do të mësoj të eci përsëri por gjithmonë kam qenë luftëtar, për mua dështimi nuk është opsion. Do të qëndroj përsëri në këmbë dhe me forcë të re do të kthehem në politikë. Unë mbetem kryetarë i Bashkimit të Romëve, vendi im është atje, ky është vetëm një episod në jetë” ka deklaruar Bajram për “Fokus”