Amdi Bajram, ishte pozitiv me COVID-19!


Testi që ju bë pas vdekjes , ish deputeti Amdi Bajram ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.
Amdi Bajram ndërroi jetë në moshën 64 vjeçare. Ai ka pasur probleme me zemrën. Herën e fundit Bajram u pa në dasmën e mbesës së tij në Turqi.

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi kanë shprehur ngushëllime deri te familja Bajram, për humbjen e familjarit të tyre.