Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Angela Ageler, sot në profilin e saj në platformën “X” uroi përzgjedhjen e Qeverisë së re.
– Urime për formimin e qeverisë së re. Ndërsa kryeministri dhe kabineti i tij marrin detyrën, me padurim presim të vazhdojmë partneritetin tonë në forcimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e ekonomisë, energjisë dhe zhvillimit të infrastrukturës, strukturave sociale dhe avancimin e vendit në rrugën e saj euroatlantike, thuhet në urimin e Ageler.