U prezantua stacioni i filtrimit të ujrave të zeza në Komunën e Kërçovës i cili është një ndër investimet më të mëdhaqë është bërë në këtë Komunë. Ky projekt kap shifrën prej më shumë se 8 milion euro me investim të përbashkëta të fondeve IPA dhe Qeverisë së Maqedonisë.
Në këtë prezantim të stacionit të filtrimit të ujrave të zeza ishte i pranishëm ambasadori i BE-së Zhbogar, përfaqësues të Qeverisë dhe Komunës së Kërçovës!
Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari gjatë fjalimit të tij tregoi rëndësinë e madhë të këtij projekti për komunën.
Dehari përmendi një detaj të rëndësishëm gjatë ngjarjes, ku tha se e vlerëson lartë dhuratën që sot i ka dërguar euro ambasadori Zhbogar me rastin e lëshimit në përdorim të këtij projekti. Ambasadori i BE-së Zhbogar i ka dhururuar Deharit një kollare që është e njëjtë si e ambasadorit që mba në ngjarjen e sotme, ku me këtë gjest siç tha Dehari, Zhbogar ka shprehur përkrahjen dhe vlerësimin për punën e bërë!