Ambasadori slloven: “Edhe Sllovenia e ndryshoi kushtetutën për të hyrë në BE” (VIDEO)

Sakrificat dhe kompromiset ia vlejnë për arritjen e qëllimit final – anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kështu thotë ambasadori i Republikës së Sllovenisë në vend Milan Predan, i cili shpjegon se edhe Sllovenisë, ngjashëm si Maqedonisë së Veriut, i është kërkuar ndryshimi i Kushtetutës para se të nisë bisedimet me BE-në. Edhe vende të tjera sipas tij kanë hasur ndonjë pengesë në proces, por kanë vlerësuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është më i rëndësishëm.

MILAN PREDAN, AMBASADOR I REPUBLIKËS SË SLLOVENISË NË RMV
“Edhe Sllovenia para se të fillojë bisedimet ka pasur çështje të hapur me shtet fqinj dhe ne jemi detyruar që me kërkesën e tyre të ndryshojmë Kushtetutën, rast shumë i ngjashëm me rastin tuaj. Ne atëherë thjeshtë kemi vlerësuar se qëllimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian është më e rëndësishme. Të gjithë që kanë negociuar me Bashkimin Evropian kanë qenë në situatë të kenë pengesa në proces, por ajo që është më e rëndësishme është që treni maqedonas drejt Bashkimit Evropian më në fund të niset nga stacioni”.

Ambasadori Predan shpjegoi se me metodologjinë e re për zgjerim, Maqedonia e Veriut do të ketë më shumë qasje në fonde evropiane sapo të hapen bisedimet. Por shuma e parave që do të ketë në disponim do të varet nga suksesi në zbatimin e reformave dhe cilësia e projekteve.

“Me secilin hap të ri që bën vendi juaj drejt Bashkimit Evropian, rritet mundësia për më shumë fonde. Por duhet të dijmë edhe një gjë, ato nuk janë para që thjesht i kërkon 10 milion për këtë ose atë dhe paratë thjeshtë të vijnë. Duhet të keni projekte të mira, dhe kjo është një sfidë për shtetin dhe administratën shtetërore. Duhet të përgatisë njerëz që do të bëjnë projekte të mira”.

Ambasada e Sllovenisë dhe Sekretariati për Çështje Evropiane organizuan takim informativ lidhur me thirrjen për kofinancim të projekteve zhvillimore në kuadër të bashkëpunimit bilateral zhvillimor.

Sakrificat dhe kompromiset ia vlejnë për arritjen e qëllimit final – anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kështu thotë ambasadori i Republikës së Sllovenisë në vend Milan Predan, i cili shpjegon se edhe Sllovenisë, ngjashëm si Maqedonisë së Veriut, i është kërkuar ndryshimi i Kushtetutës para se të nisë bisedimet me BE-në. Edhe vende të tjera sipas tij kanë hasur ndonjë pengesë në proces, por kanë vlerësuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është më i rëndësishëm.

MILAN PREDAN, AMBASADOR I REPUBLIKËS SË SLLOVENISË NË RMV
“Edhe Sllovenia para se të fillojë bisedimet ka pasur çështje të hapur me shtet fqinj dhe ne jemi detyruar që me kërkesën e tyre të ndryshojmë Kushtetutën, rast shumë i ngjashëm me rastin tuaj. Ne atëherë thjeshtë kemi vlerësuar se qëllimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian është më e rëndësishme. Të gjithë që kanë negociuar me Bashkimin Evropian kanë qenë në situatë të kenë pengesa në proces, por ajo që është më e rëndësishme është që treni maqedonas drejt Bashkimit Evropian më në fund të niset nga stacioni”.

Ambasadori Predan shpjegoi se me metodologjinë e re për zgjerim, Maqedonia e Veriut do të ketë më shumë qasje në fonde evropiane sapo të hapen bisedimet. Por shuma e parave që do të ketë në disponim do të varet nga suksesi në zbatimin e reformave dhe cilësia e projekteve.

MILAN PREDAN, AMBASADOR I REPUBLIKËS SË SLLOVENISË NË RMV
“Me secilin hap të ri që bën vendi juaj drejt Bashkimit Evropian, rritet mundësia për më shumë fonde. Por duhet të dijmë edhe një gjë, ato nuk janë para që thjesht i kërkon 10 milion për këtë ose atë dhe paratë thjeshtë të vijnë. Duhet të keni projekte të mira, dhe kjo është një sfidë për shtetin dhe administratën shtetërore. Duhet të përgatisë njerëz që do të bëjnë projekte të mira”.

Ambasada e Sllovenisë dhe Sekretariati për Çështje Evropiane organizuan takim informativ lidhur me thirrjen për kofinancim të projekteve zhvillimore në kuadër të bashkëpunimit bilateral zhvillimor. /SHENJA/