Ambasadori palestinez në Serbi: Ministrat e Jashtëm arabë u mblodhën të hënën, do të marrim masa ndaj Kosovës

Beograd, 7. decembra 2017. - Predsednik Srbije Aleksandar Vucic sastao se sa ambasadorom Palestine Muhamedom Nabhanom. FOTO TANJUG/ RADE PRELIC/ bk

Ambasadori palestinez në Serbi, Mohamed Nabhan ka thënë se një takim i ministrave të Jashtëm Arabë u mbajt të hënën në Kajro, ku një nga temat ishte edhe njohja reciproke ndërmjet Izraelit dhe Kosovës si dhe vendimi i Prishtinës për të hapur ambasadë në Jerusalem.

Nabhan ka thënë se ky akt i Kosovës është shkelje, ndërsa shtoi se vendet islamike do të marrin masa ndaj Kosovës.
“Akti në vetvete është një shkelje e parimit që udhëzon vendet arabe dhe islamike, të cilat, si pjesa tjetër e botës, besojnë se Jerusalemi është qytet i okupuar. Jerusalemi për shkak të faktit se është qytet i okupuar, vendet arabe dhe islamike kanë formuar të ashtuquajturin Fondi i Jerusalemit, kryetari i të cilit është mbreti Hassan II i Marokut, detyra e të cilit është të bashkojë përpjekjet financiare të vendeve islamike drejt Jerusalemit. Ambasada në Jerusalem, vendet islamike do të marrin masa të caktuara. Kjo është pikërisht ajo që u diskutua në Kajro, në lidhje me qëllimin e Kosovës për ta bërë atë”, tha Nabhan për mediumin serb në Kosovë, “Kosovo Online”.

Vendimi për të hapur ambasadë në Jerusalem, ambasadori palestinez në Serbi thotë se është shumë i rrezikshëm për Kosovën.

“Tani për tani, ka pasur një reagim në media. Të gjitha vendet kanë shprehur kundërshtim, të udhëhequr nga Turqia, për shkeljen e ligjit ndërkombëtar dhe BE-ja ka reaguar. Kur bëhet fjalë për vendet islamike, çfarë saktësisht do të ndodhë tutje, kjo varet nga secili vend veç e veç. Detyra ime është të paralajmëroj, sepse asnjë vend përveç Shteteve të Bashkuara dhe Guatemalës nuk hapi ambasadë në Jerusalem gjatë administratës Trump. Sa i përket Kosovës, mendoj se është shumë e rrezikshme për ta dhe i pengon përpjekjet e tyre për të fituar njohje ndërkombëtare”, tha ai.

Nabhan ka përmendur palestinezët që jetojnë në Jerusalem, ndërsa ka theksuar se Kosova “duhet pasur kujdes se si do të regojnë të tjerët”.
“Kushdo që ndjek politikë duhet ta marrë parasysh reagimin e vendeve të tjera. Duhet pasur kujdes se si të tjerët reagojnë ndaj teje. Kosova duhet të marrë parasysh reagimet e vendeve arabe dhe islamike. Gjysmë milioni palestinezë jetojnë në atë Jerusalem ku duan të hapin ambasadë”, tha ai.

Sipas tij, Kosova është dashur të flasë edhe me palestinezët para se të marrë vendim për të hapur ambasadë në Jerusalem.
“Është qytet palestinez, ai që dëshiron të hapë atë ambasadë atje duhet të flasë me palestinezët. Nëse dua të vij në shtëpinë tënde, duhet të trokas në derë. Të të njoftoj se po vij, sepse nëse vij ndryshe kjo nuk është në rregull. Nuk është në marrëdhëniet ndërpersonale ose ndërshtetërore”, tha ai.

Zyrtarizimi i njohjes reciproke Kosovë-Izrael dhe vendimi i Kosovës për ta hapur ambasadën e saj në Jerusalem e ka bërë nervoz edhe presidentin e Turqisë, Rexep Tayyip Erdogan. Erdogan beson se me këtë veprim, Kosova e ka tradhtuar atë edhe botën myslimane.
Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës kishte reaguar po ashtu ndaj zyrtarizimit të njohjes së ndërsjellë Kosovë-Izrael, duke e përshkruar këtë akt si zhgënjyes dhe duke i bërë thirrje Kosovës ta anulojë vendimin për hapjen e ambasadës në Jerusalem.

“Marrëveshja që Kosova e nënshkroi me fuqinë okupuese (Izraelin) dhe deklarimi i synimit të saj për ta hapur ambasadën në Jerusalemin e okupuar është një hap që bie ndesh me gjithçka që Kosova po përpiqet të bëjë për ta bindur botën ta njohë atë”, tha Ministria e Jashtme palestineze në një deklaratë.

Në ditën e parë të shkurtit, në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Prishtinë u mbajt ceremonia virtuale e vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit. Pas deklaratave, ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi e kanë falenderuar e uruar njëri-tjetrin. Kryediplomati izraelit e ka cilësuar historike ditën e hënë, duke e falenderuar SHBA-në për këtë, ndërsa më pas e ka zbuluar një pllakë me mbishkrimin “Ambasada e Republikës së Kosovës në Jerusalem, Izrael”.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë që ishte ndërmjetësuar nga administrata e Donald Trump në shtator të vitit të kaluar. Marrëveshja përfshinte gjithashtu njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Izraelit si dhe zotimin që Kosova dhe Serbia t’i vendosin ambasadat e tyre në Jerusalem.
Kosova është vendi i parë me shumicë myslimane që do ta vendos ambasadën e saj në Jeruzalem.