Ambasadori Hollandës Kop takohet me Ahmetin – ndikimi politik në Gjykatën Supreme është i papranueshëm

Për Hollandën është e papranueshme që të ketë ndikim politik te kryetarja e Gjykatës Supreme, ambasadori i Holandës, Dirk Jan Kopp, i ka thënë kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Për këtë takim ambasada e Hollandës ka njoftuar për përmes rrjeteve sociale. Në takim, Jan Kopp i ka përcjellë një mesazh Ahmetit dhe se pas rënies së vazhdueshme dyvjeçare të sundimit të ligjit, përkushtimi i Maqedonisë për anëtarësim në BE është në rrezik.

– Ambasadori Dirk Jan Kopp u takua me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, për t’i përcjellë atij mesazhin se pas dy vitesh rënie të vazhdueshme të sundimit të ligjit, angazhimi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është në rrezik në të gjithë spektrin politik. Gjithashtu, ndikimi i papërshtatshëm politik në pozitën e kryetarit të gjykatës supreme, që është çështje gjyqësore, është i papranueshëm dhe do të shkaktojë reagim të fortë nga Holanda – thuhet në njoftimin e ambasadës holandeze.

Reagimi i ambasadorit holandez vjen pasi kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, ka treguar se në Gjykatën Supreme ka presione politike. Iniciativë për shkarkimin e Ademit i është dorëzuar edhe në Këshillin Gjyqësor, për të cilën procedura është në vazhdim e sipër.Pa Censurë