Ambasadori amerikan uron Vjosa Osmanin, përgëzon edhe deputetët që votuan


Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Vjosa Osmanin. Bashkë me Osmanin, Konsett ka përgëzuar edhe deputetët që morën pjesë në votim.Diplomati amerikan e ka uruar presidenten Osmani, ndërsa edhe në këtë urim ka përmendur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin aleate të Kosovës.“Përgëzime Vjosa Osmanit për zgjedhjen Presidente, dhe deputetëve që e kryen detyrën e tyre në Kuvend. SHBA-ja mbetet e përkushtuar për partneritetin e ngushtë me Republikën e Kosovës për ta ndërtuar një të ardhmen e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Kosnett. Vjosa Osmani është zgjedhur sot presidente me 71 vota, në rundin e tretë të votimit.