Ambasadorët mblodhën mbeturinat që qytetarë të pandërgjegjshëm i hedhin gjithandej ndërsa autoritetet lokale i lënë të grumbullohen. Ambasadorët të cilët iu bashkëngjitën aksionit ekologjik për pastrimin e bregut të lumit Vardar, kritikuan Komunat se bëjnë shumë pak për ruajtjen e ambientit.
“Autoritetet vendore duhet të sigurojnë më shumë kontejnerë nëpër rrugë, dhe të krijojnë mundësi për selektimin e hedhurinave, për grumbullimin e tyre, qytetarët duhet së bashku me sektorin e biznesit ta zvogëlojnë sasinë e hedhurinave dhe të mos hedhin mbeturina gjithkund. Ne kemi shumë punë për të bërë, më mirë t’ja fillojmë punës“, tha Vauter Plomp, ambasador i Holandës.
“Dua vetëm të them se ky vend, përreth Vardarit është tepër vend i bukur. Si lumi, gjelbërimi dhe gjithçka tjetër. Qytetarët duhet që mbeturinat t’i marrin me vete në shtëpi dhe jo t’i hedhin në mes rruge dhe t’i hedhin nëpër kosha mbeturinash”, apeloi Charls Garet, ambasador i Britanisë.
Kritikat për autoritetet lokale kanë edhe qytetarët. Ata thonë se është e turpshme që ambasadorët të detyrohen të grumbullojnë mbeturinat, pasi një gjë të tillë duhet ta kishin bërë autoritetet.
“Më vjen keq që ambasadorët në shtetin tonë, të jenë shembull dhe t’i tërheqin qytetarët të jenë pjesë e këtyre aksioneve, sepse ky është vendi jonë dhe fëmijët tanë do jetojnë këtu. Duhet vetë të marrim iniciativa, dhe jo vetëm përmes kësi aksionesh sepse këtu është ardhmëria jonë. Duhet vetë ne të angazhohemi dhe jo të vijnë të huajt dhe të brengosen për atë që është e jona”.
“Nëse mundet ambasadori të del dhe të na i pastrojë mbeturinat që ne i hedhim atëherë pse të mos е mbledh secili hedhurinat e tij dhe të kontribojë në rrethin e tij për eliminimin e mbeturinave. 3:45 Ja dhe sot kemi numër të vogël të politikanëve, kjo duhet të ketë rëndësi shumë tek politikanët dhe partive politike, sepse zgjedhjet lokale i fituan me parullat “për ajër të pastër”, “për mjedis të pastër jetësor”, presim të realizohen premtimet e tyre”, thonë aktivistët.
Kreu i Shkupit Shilegov tha se shërbimet e kryeqytetit angazhohen për pastrimin e mjedisit.
“Qyteti i Shkupit në suaza te riorganizmit të Higjienës Komunale veçmë ka filluar edhe të funksionojë ne veçanti me një të ashtuquajtur brigadë me 35 të punësuar, puna e vetme e të cilëve është pastrimi dhe mirëmbajtja e bregut të lumit Vardar”, deklaroi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.
Aksionit të sotëm ekologjik iu bashkëngjiten qytetarë si dhe shoqata të shumta joqeveritare të cilat merren me ekologji.
Alsat-M