Ambasada e Zvicrës në Kosovë ndan medalje për policin Blerim Kuqi: Ky është veprim human që ka bërë ai

Zyrtari policor nga Suhareka, Blerim Kuqi, është dekoruar me medalje personale nga Ambasada e Zvicrës, pasi që e kishte ndihmuar një shtetas zvicerane duke e strehuar në shtëpi, e cila ishte pla*qkitur nga disa persona të Vushtrrisë.

Një javë më parë gazeta prestigjioze zvicerane Blick.ch, kishte kushtuar një artikull se si një polic nga Suhareka, me emrin Blerim Kuqi, kishte strehuar dhe ndihmuar një grua zvicerane.

Blick.ch kishte shkruar për punën profesionale që ka treguar Policia e Kosovës, e cila brenda pak orësh ka arritur të identifikojë dhe të arre*stoj dy të dysh*uarit e përfshirë në pla*qkitjen e gruas zvicerane në Suharekë.

Më tutje raportimi tregon se pavarësisht rastit fatk*eq që i kishte ndodhur shtetases zvicerane, diçka e mirë kishte ndodhur, polici Blerim Kuqi nga Suhareka kishte treguar vlerat më të mëdha të humanizmit dhe të mikpritjes duke i ofruar strehim dhe përkujdesje derisa ajo kishte marr fluturimin për në Zvicër.

Për këtë veprim të policit, Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka vendosur që ta dekoroi Kuqin me medalje personale, ku i ka shprehur falënderimin për aktin e bërë.

Polici Blerim Kuqi i ka pranuar dy medalje, në të cilat janë të gdhendura simbole të shtetit të Zvicrës.

Ndërkaq Metro ka raportuar edhe më herët në lidhje me ngjarjen.

Më poshtë keni dekoratat si dhe momenti kur i dorëzohen policit ato.