Ambasada e Shqipërisë në Kosovë nderon Nexhmije Pagarushën për 8 Mars

Sot, në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas – 8 Marsi.Në këtë ditë të veçantë, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi e ka takuar ikonën e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushën.“Ne nje dite te vecante, per nje person te veçante, nje buqete me lule e merituar, per diven e muzikes shqiptare Nexhmije Pagarusha. I uroj shendet e lumturi. Qemal Minxhozi”, shkruan në njoftimin e Ambasadës në Facebook.

Nexhmije Pagarusha njihet për bagazhin e madh artistik përfshirë një nga projektet më të suksesshme të saj ‘Baresha’.