Më 1 korrik 2021, në Prishtinë, nga komuniteti LGBTI, përkrahës dhe aktivistë, do të organizohet Parada e Krenarisë në Kosovë.
E lidhur me këtë ngjarje, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka vendosur flamurin LGBTQ+ në selinë e saj.
Ndryshe, kësaj parade që pritet të mbahet në kryeqytet, do t’i paraprijnë aktivitete të shumta të Javës së Krenarisë që do të zhvillohen në datat 28, 29 dhe 30 qershor.