Ambasada e ShBA-së krahason Vasfije Krasniqi-Godman me një nga aktivistet më të zëshme në Amerikë

Përmes një publikimi në Facebook, Ambasada Amerikane tha se edhe në Kosovë ka njerëz që kanë bërë ndryshimin sikurse Rosa Parks në Amerikë.

“Vasfije Krasniqi Goodman vendosi ta kundërshtojë stigmën e padrejtë me të cilën përballen të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës. Ajo mbrojti veten dhe të gjitha të mbijetuarat e tjera të dhunës seksuale gjatë kohës së luftës”.

Kujtojmë se Rosa Parks ishte një aktiviste e të drejtave të njeriut e cila është emëruar nga Kongresi Amerikan si “zonja e parë e të drejtave civile”.

Më 1 dhjetor të vitit 1955 në Montgomery të Alabamas, ajo refuzoi urdhrin e një shoferi të autobusi që ta lirojë ulësen e saj nga “seksioni me ngjyre” për një pasagjer të bardhë, pasi që ishte plotësuar seksioni ku uleshin vetëm të bardhët.