Ambasada e Rusisë përdorë fotografitë e dëbimit të shqiptarëve më 1999 për ta viktimizuar Serbinë

Ambasada e Rusisë në Afrikën e Jugut ka bërë një postim skandaloz në faqen e tyre në Twitter në datën e 24 marsit, datë kjo kur fillon shpëtimi i Kosovës nga regjimi i liderit të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq.
Në këtë përvjetor të 22-të, kur kujtohen bo*mbardimet e NATO-së, në mbrojtje të Kosovës, ambasada ruse ka përdorur fotografit e shqiptarëve të Kosovës duke u d*ëbuar nga shtëpitë të tyre, për ta promovuar agjendën e saj.

Në këtë postim ata kanë shkruar se NATO solli vde*kjen dhe shk*atërrimin e Jugosllavisë dhe mori jetën e mijë njerëzve.
“Sot është 22 vjetori i ditës kur NATO solli vde*kjen dhe shkatërrimin e Jugosllavisë duke su*lmuar një shtet sovran ku shpërfilli në total ligjin ndërkombëtar. “Ndërhyrja humanitare” 78 ditore e NATO-së mori jetën e 2000 njerëzve të pafajsh, shndërroi mijëra të tjerë në refugjatë”, thuhet në postimin e ambasadës.

Në 24 marsin e vitit 1999 kishin filluar, Aleanca Veriatlantike në lu*ftën e Kosovës ka mundësuar që të dëbohen forcat serbe nga Kosova.
Pas dë*bimit të tyre, në trojet e veta janë kthyer gati një milion refugjatë shqiptarë dhe është instaluar një administratë ndërkombëtare, e cila ka administruar vendin deri në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.

https://twitter.com/EmbassyofRussia/status/1374653660240695298?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1374653660240695298%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.fmimages.org%2Fpostimi-skandaloz-i-ambasades-ruse-perdore-fotografite-e-debimit-te-shqiptareve-me-1999-per-ta-viktimizuar-serbine%2F