Ambasada e Francës në Kosovë shpërndan postimin e Macron: Nuk do të heqim dorë nga karikaturat

Presidenti francez Emanuel Macron ka reaguar edhe një herë për rastin e mësuesit Samuel Paty të cilit iu pre koka pasi u tregoi karikaturat e Profetit Muhamed nxënësve të tij. Macron tha se Samuel Paty është bërë “fytyra e Republikës e dëshirës për të shkatërruar terroristët për t’i mposhtur Islamistët për të jetuar si një komunitet i qytetarëve të lirë në Francë”.

Tutje Macron në reagimin e tij shkruan se ata nuk do të ndalen dhe nuk do të heqin dorë nga karikaturat e vizatimet edhe nëse të tjerët tërhiqen.

“Ne do të mbrojmë lirinë që ju e mësuat aq mirë dhe do ta mbajmë lart laicitetin.
Ne nuk do të heqim dorë nga karikaturat vizatimet edhe nëse të tjerët tërhiqen.
Do të vazhdojmë profesor.

Së bashku me të gjithë mësuesit dhe profesorët në Francë ne do të mësojmë Historinë lavditë dhe peripecitë e saj. Ne do të prezantojmë letërsinë muzikën të gjitha veprat e shpirtit” thuhet ndër të tjera në reagimin e Macron.
Ky shkrim i presidentit francez është shpërndarë edhe në faqen zyrtare në Facebook të Ambasadës së Francës në Kosovë.